Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futboll, Kosova publikon listën për ndeshjet me Armeninë e Poloninë

Përzgjedhësja e Përfaqësueses së Kosovës në futboll (femra), Anneli Andersen të hënën ka publikuar listën e lojtareve të ftuara për ndeshjet me Poloninë dhe Armeninë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Në listën për këto dy ndeshje, janë përfshirë 24 futbolliste. Për Kosovën, këto janë dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2023.

“Dardanet” stërvitjen e parë për këto dy përballje, do ta mbajnë të martën në Kampin Nacional në Hajvali.

Dy ndeshjet, Kosova i luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Më 1 shtator përballet me Armeninë prej orës 19:00, ndërsa pesë ditë më vonë, do të luajë edhe me Poloninë (18:30).

Pas tetë ndeshjeve të luajtura në këto eliminatore në kuadër të Grupit F kualifikues, Kosova renditet në pozitën e parafundit me katër pikë të tubuara.