Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio, po e shqyrton mundësinë e largimit nga klubi gjatë këtij afati kalimtar veror.
Spanjolli mund t’i bashkohet Manchester Unitedit, pasi “djajtë e kuq” tash e një kohë të gjatë janë vënë në kërkim të tij.
“Nuk di asgjë të re për Asension, por ai po i shqyrton mundësitë. Më 2 shtator gjithçka do të jetë e qartë. Nëse qëndron, ai do të jetë lojtar i rëndësishëm dhe do të isha i kënaqur pasi vitin e kaluar ai kontribuoi shumë”, ka thënë Ancelotti.