Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, pranon se nuk e di nëse Marco Asensio do të jetë pjesë e kampionit të Spanjës në sezonin e ardhshëm.
“Ai më duket mirë, kështu që nuk e di nëse do të qëndrojë apo jo. Ndoshta e vazhdon, ndoshta jo. Nuk më intereson shumë. Kemi disa sfida të rëndësishme këtë sezon. Më e rëndësishmja është që ai ta japë kontributin e tij si në vitin e kaluar”, ka thënë Acelotti, raporton “Sky Sports”. Futbollisti i fazës së sulmit ka shënuar vetëm gjashtë gola në 31 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual. Ai ka kontribuar edhe me pesë asistime.
Reali ende nuk ia ka vazhduar kontratën futbollistit spanjoll, të cilit i skadon në fund të këtij edicioni.