Trajneri Carlo Ancelotti pritet së shpejti ta rinovojë kontratën me Real Madridin.
“Marca” ka shkruar të hënën se palët janë në diskutime dhe marrëveshja mund të arrihet brenda këtij muaji.
Me rinovimin e kontratës, Ancelotti do të jetë në krye të Realit deri në verën e vitit 2025. Kontrata aktuale i skadon italianit në vitin 2024. Te Reali janë të kënaqur me punën dhe rezultatet e Ancelottit prejse është rikthyer në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit të shkuar.
Sezonin e shkuar, Ancelotti e udhëhoqi Realin drejt triumfit në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.
Artikuj të ngjashëm