Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcos Alonso pritet që karrierën ta vazhdojë në La Liga. Futbollisti i Chelseat ka paralajmëruar largimin nga ekipi londinez dhe ka thënë se dëshira e tij është që të luajë në kampionatin spanjoll, shkruan “AS”.
Alonso në vitin 2010 u largua nga Spanja, përkatësisht ekipi i dytë i Real Madridit dhe gjatë kësaj periudhe ka bërë karrierë te Boltoni, Fiorentina e Sunderlandi. Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2016 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
“Gjithmonë kam dashur të luaj në Spanjë. Tani për tani, jam i fokusuar te Chelsea pasi ka kontratë deri vitin e ardhshëm. Megjithatë, në futboll është gjithçka e mundur”, ka thënë Alonso.
31-vjeçari në 34 ndeshje këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime për Chelsean.