Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alonso do të largohet nga Chelsea

Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcos Alonso do të largohet nga skuadra e Chelseat në fund të sezonit. Mediumet angleze kanë njoftuar të martën se Alonso ka njoftuar krerët e ekipit londinez për vendimin e tij dhe pritet të nxirret në shitje gjatë verës. Për ta lënë të lirë Alonson, Chelsea po kërkon rreth 15 milionë euro.

Spanjolli 30-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023 por nuk është i kënaqur me hapësirën që e ka pasur këtë edicion në ekip. Ai ka regjistruar 17 paraqitje dhe ka shënuar dy gola në të gjitha garat. Alonso është pjesë e Chelseat prej vitit 2016 kurse karrierë ka bërë edhe te Fiorentina, Sunderlandi e Boltoni.

Artikuj të ngjashëm