Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alonso kërkon të largohet nga Chelsea

Foto: Reuters

Marcos Alonso ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Chelsea në qershor të këtij viti.

“Marca” ka raportuar të hënën se lojtari u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta shesin gjatë afatit kalimtar.

Reprezentuesi spanjoll, i cili ka kontratë me londinezët deri në vitin në vitin 2023, është gati t’i thotë lamtumirë skuadrës.

Alonso tash e disa kohë ka nisur bisedimet me Barcelonën dhe është i gatshëm të transferohet në “Camp Nou”.

Artikuj të ngjashëm