Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alonso kërkon largimin nga Chelsea

Marcos Alonso ka marrë vendim për të ardhmen e tij. “Goal” raporton të enjten se spanjolli ka vendosur të largohet nga skuadra e Chelseat në fund të sezonit aktual. Bëhet e ditur se Alonso ka njoftuar krerët e klubit londinez, të cilët do të presin ofertat e skuadrave të tjera për shërbimet e tij.

31-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2016 dhe ka kontratë deri vitin e ardhshëm.

Këtë edicion, Alonso ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat për klubin nga Londra.

Artikuj të ngjashëm