Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcos Alonso, shpreson të mbetet te Chelsea edhe pas përfundimit të këtij edicioni.
Ai ka konfirmuar se tashmë ka refuzuar të gjitha ofertat nga skuadrat tjera për shkak se dëshiron qëndrimin në “Stamford Bridge”.
“Kam nënshkruar një kontratë afatgjate dhe dua të qëndroj për një kohë të gjatë këtu. Chelsea është klubi më i rëndësishëm në karrierën time. Ky është objektivi im i vetëm”, deklaroi Alonso.
31-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023. Ai është pjesë e klubit anglez që nga viti 2016 kur u transferua nga Fiorentina.
Artikuj të ngjashëm