Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alonso konfirmon qëndrimin te Leverkuseni

Xabi Alonso ka konfirmuar se do të jetë në krye të Bayer Leverkusenit edhe në sezonin tjetër.

Ish-mesfushori i Liverpoolit ishte kandidat që ta marrë rolin e Tottenhamit, por ai ka mohuar spekulimet e mediave.

Alonso ka impresionuar në sezonin e tij të parë si trajner.

E largoi Leverkusenin nga zona që dërgon një rang më poshtë në futbollin gjerman, ndërsa po lufton për garat që organizohen nga UEFA për sezonin tjetër.

Është edhe në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me Leverkusenin, skuadër të cilën nisi ta udhëheqë në muajin tetor.

Artikuj të ngjashëm