Marcos Alonso do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.
Sipas mediave angleze mbrojtësi i krahut nuk është i kënaqur me situatën te londinezët dhe e ka kërkuar largimin.
Alonso ka humbur vendin titullar te Chelsea dhe këtë sezon ka luajtur vetëm 225 minuta në Premierligë.
Interesim për mbrojtësin e krahut të majtë kanë shprehur skuadra si Interi dhe Atletico Madridi.
30-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023.