Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alma Loki kampione ballkanike në karate

Alma Loki ka pasur ditë shumë të suksesshme në Kampionatin Ballkanik të Karatesë që po organizohet në Podgoricë të Malit të Zi.

Loki të shtunën e fitoi medaljen e artë në këtë garë në kategorinë Kata, pasi i fitoi të pesë meçet që i pati, ndërsa dy prej kundërshtareve që i mposhti ishin serbe. Njërën prej tyre e mposhti në finale.

Loki e nisi me fitore ndaj karateistes greke, Eleni Chatzara.

Më pas fitoi ndaj turkes Betul Bilgin.

Në meçin e radhës pa telashe fitoi ndaj serbes Mina Meshiq.

Edhe Karateistja që mundësoi skenën e bukur nga Podgorica Sport Karateistja që mundësoi skenën e bukur nga Podgorica

Isidora Borovqanin e Bosnje-Hercegovinës e mposhti në gjysmëfinale.

Në finale fitoi ndaj Neda Milosheviq.

Federata e Karatesë e Kosovës e ka vlerësuar sukses historik fitoren e Alma Lokit në kampionatin Ballkanik për seniorë dhe veteranë në Podgoricë.

“Alma Loki, kampione Ballkani. Fantastike Alma në kategorinë e Katave. Për herë të parë në historinë e Kosovës, kampione Ballkani. Në finale mundi serben me rezultat bindës. Suksese Kosovë”, ka shkruar Federata e Karatesë e Kosovës të shtunën.

Të premten në kategorinë e seniorëve në Kampionatin Ballkanik, Vlera Qerimi e fitoi medaljen e bronztë pasi zuri vendin e tretë në kategorinë deri në 68 kilogramë.

Të bronztën e fitoi nëpërmjet repesazhit.

Fortesa Orana në kategorinë mbi 68 kilogramë dhe Elmedina Istogu në kategorinë deri në 61 kilogramë, e zunë vendin e pestë.

Hatigje Zejnullahu u rendit e shtata në kategorinë deri në 50 kilogramë, njëjtë si Behije Mustafa në kategorinë deri në 68 kilogramë.

Edhe Synimi i Almës në Evropianin e parë si seniore Sport Synimi i Almës në Evropianin e parë si seniore

Federata e Karatesë e Kosovës ka njoftuar po ashtu se te veteranët janë fituar dy medalje të arta e një e argjendtë.

Musli Rexha në kategorinë deri në 85 kilogramë dhe Arbënor Veliu në kategorinë mbi 85 kilogramë u stolisën me të artën, kurse Bekim Hajdari në kategorinë deri në 85 kilogramë, e fitoi të argjendtën.