Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se disa prej lojtarëve kanë vuajtur nga depresioni pas pandemisë së koronavirusit.
Shëndeti mendor është bërë pikë shumë e rëndësishme në vitet e fundit. Shumë lojtarë në Serie A kanë kaluar nëpërmjet telasheve të tilla në karrierën e tyre, përfshirë edhe Gianluigi Buffonin e Francesco Tottin, ka shkruar “football-italia”.
“Në sistemin e të rinjve dhe ekipin e parë, kemi ekipe profesionale që po punojnë në aspektin e shëndetit mendor. Ka më shumë raste të problemeve me shëndet mendor sesa para koronavirusit dhe duhet të punojmë shumë në këtë aspekt”, ka thënë Allegri për “Tuttomercatoweb” të mërkurën. Sulmuesi i Atalantas, Josip Iliçiq, ishte një hap larg largimit nga futbolli.
Ai bëri pushim të gjatë në pjesën e dytë të sezonit 2021/22, para se të largohej nga Italia e të kthehej në vendin e lindjes, në Slloveni.