Fidan Aliti ka gjetur golin me skuadrën e Zuerichut në barazimin 1:1 ndaj Grasshoppersit.
Zuerich nuk ka arritur më shumë se një pikë në derbin lokal të xhiros së 28-të të elitës së futbollit zviceran. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e shënuar nga Giotto Morandi në minutën e 50-të për 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë pikë në këtë takim skuadrës së tij ia siguroi Fidan Aliti në minutën e 82-të për 1:1.
Te Zuerichu ndeshjen e kompletoi Fidan Aliti dhe Blerim Xhemaili, derisa në minutën e 60-të u inkuadrua Bledian Krasniqi.
Te Grasshoppersi në minutën e 73-të u inkuadrua Emir Lenjani.
Pas këtij barazimi Zuerich mban pozitën e parë me 63 pikë. Grasshoppersi është në pozitën e tetë me 28 pikë.