Zuerichu ka shënuar fitore të shtunën në shtëpi, duke e mposhtur Sionin me rezultatin 5:1.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 31-të në elitën e futbollit zviceran.
Në këtë takim ka gjetur golin edhe mbrojtësi Fidan Aliti.
Aliti shënoi golin e tretë për Zuerichun.
Te Zuerichu ndeshjen e kompletuan edhe Mirlind Kryeziu dhe Lindrit Kryeziu, derisa Blerim Xhemaili luajti për 79 minuta.
Edhe
Fitorja e parë për Zuerichun
Me këtë fitore Zuerichu mban pozitën e parë me 69 pikë dhe është pranë titullit kampion.
Sioni renditet në pozitën e shtatë me 34 sosh.