Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mirlind Kryeziu shënon në fitoren Zurichut

Zuerichu ka shënuar fitore si mysafir i Luzernit, me rezultatin 3:1. Te skuadra e Zuerichut nga minuta e parë u paraqitën tre futbollistët kosovarë Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu dhe Bledian Krasniqi.

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së tretë të kampionatit helvetik.

Mbrojtësi Kryeziu arriti të shënoi gol në këtë takim, në minutën e 35-të, për të barazuar rezultatin në 1:1.

Mysafirët shënuan edhe dy gola të tjerë me Blaz Kramer dhe Antonio Marchesano. Golin e vetëm për Luzernin e shënoi Filip Ugriniq.

Te Luzerni në pjesën e dytë u inkuadruan Lorik Emini dhe David Domgjoni.

Zuerichu është i dyti me 9 pikë. Luzerni i parafundit me vetëm një.