Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alioski debuton me fitore te Fenerbahçe

Futbollisti Ezgjan Aliosni me fanelle te Fenerbahces

Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, ka debutuar me fitore për skuadrën e Fenerbahçes së Turqisë.

Fenerbahçe të enjten mbrëma e fitoi ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Evropës në udhëtim tek Austria Vjena, 2:0.

Joshua King në minutën e tetë dhe Serdar Dursun në minutën e 89-të, i shënuan golat e fitores për vizitorët. Futbollisti i krahut të majtë, Alioski, luajti deri në minutën e 79-të.

Austriakët mbetën me një lojtar më pak në fushë në minutën e 83-të, kur me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Lucas Galvao. Ndeshja kthyese luhet pas një jave.

Artikuj të ngjashëm