Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alioski shënon gol në fitoren e Fenerbahçes

Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski ka ndihmuar me gol fitoren e Fernebahçes. Të hënën në kuadër të kampionatit turk, Fenerbahçe fitoi 4:2 ndaj Adana Demirspor.

Alioski shënoi golin e fundit për skuadrën e tij, në minutën e 83-të. Ai në lojë hyri në minutën e 80-të.

Për Alioskin 30-vjeçar, ishte ndeshje debutuese në kampionatin turk.