Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alioski asiston në fitoren e Fenerbahçes

Futbollisti Ezgjan Aliosni me fanelle te Fenerbahces

Fenerbahçe ka fituar 2:1 në udhëtim ndaj AEK Larnacas së Qipros, në kuadër të Grupit B të Ligës së Evropës. Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski ka asistoi në golin e parë të Fenerbahçes, të shënuar nga Joao Pedro në minutën e 16-të.

Alioski luajti deri në minutën e 70-të. Fenerbahçe ka 10 pikë në vendin e parë.

Rennesi po ashtu i ka 10 pikë në vendin e dytë. AEK-u me tri pikë dhe Dynamo Kievi pa pikë, nuk kanë gjasa për avancim. Dy xhirot e fundit do të përcaktojnë se kush do të jetë i pari në grup dhe do të avancojë në një të tetën e finales. Rennesi ka fituar 1:0 ndaj Dynami Kievit.

Artikuj të ngjashëm