Penalltia e fituar nga futbollisti shqiptar, Egjan Alioski dhe e shndërruar në gol nga Enner Valencia, ia ka siguruar tri pikë të rëndësishme Fenerbahçes.
Të hënë në mbrëmje, Fenerbahçe e mposhti Sivassporin me rezultatin 1:0.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 12-të të elitës së futbollit të Turqisë. Alioski ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 83-të. Penalltinë e fitoi në minutën e 53-të, kur u pengua në zonë. Velenica nuk gaboi nga penalltia për t’ia siguruar fitoren Fenerit që tani ka 29 pikë në vendin e parë. Nga minuta e 49-të, Fenerbahçe luajti me një lojtar më pak pasi u përjashtua me karton të kuq sulmuesi Michy Batshuayi. Sivasspori renditet në pozitën e 17-të me dhjetë pikë.
Artikuj të ngjashëm