Ezgjan Alioski ishte titullar te Fenerbahçe që shënoi në fund fitore përballë Gaziantepit me rezultatin 2:1. Alioski luajti deri në minutën e 81-të në krahun e majtë të mbrojtës te Fenerbahçe. Po në minutën e 81-të në fushë te Gaziantepi u inkuadrua sulmuesi Valmir Veliu.
Gaziantepi nga minuta e 70-të luajti me një lojtar më pak në fushë, ndërsa Feneri golin e fitores e shënoi Enner Valencia në minutën e 91-të.
Valencia shënoi edhe golin e epërsisë në minutën e 8-të. Gaziantepi shënoi golin e vetëm në minutën e 55-të. Golashënues ishte Stelios Kitsiou.
Me këtë fitore, Fenerbahçe është forcuar në vendin e dytë me 38 pikë, katër më pak se lideri Galatasaray, ndërsa Gaziantepi mbetet në vendin e 12-të me 19 pikë.