Sulmuesi i krahut, Valmir Veliu ka shënuar gol për Gaziantepin në udhëtim ndaj Giresunsporit.
Veliu ka shënuar në minutën e 52-të për të barazuar shifrat, pasi Giresunspori ishte në avantazh prej pjesës së parë.
Veliu ishte titullar te Gaziantepi dhe luajti deri në minutën e 69-të.
Për 22-vjeçarin, ky është goli i parë këtë edicion në Superligën e Turqisë, ku ka regjistruar nëntë paraqitje.
Ai para fillimit të këtij sezoni iu bashkua ekipit turk nga Llapi.
Artikuj të ngjashëm