Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alberto kërkon largimin nga Lazio

Mesfushori ofensiv, Luis Alberto ka kërkuar largimin nga skuadra e Lazios gjatë kësaj vere, ka raportuar të mërkurën “Gazzetta dello Sport”.

Bëhet e ditur se Alberto nuk ka raporte të mira me trajnerin Maurizio Sarri dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin. Kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro dhe interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë shfaqur Napoli, Valencia e Sevilla. 29-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025 dhe vitet e fundit ishte ndër lojtarët kryesor në ekip.

Alberto edicionin e fundit shënoi pesë gola dhe asistoi 12 herë në 44 paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Lazios prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Liverpooli.

Artikuj të ngjashëm