Luis Alberto do të largohet në janar nga Lazio, pasi ekipi italian tashmë i ka caktuar çmimin. Sipas sajtit “Tuttomercatoweb”, Lazio po kërkon 20 milionë euro për kartonin e spanjollit. Alberto nuk bën pjesë në planet e klubit për shkak të raporteve të këqija me trajnerin Maurizio Sarri.
Lazio ka ftuar të gjitha skuadrat e interesuara për spanjollin, të cilin e ka njoftuar se është nxjerrë në shitje. 30-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ndërsa interesim për të tashmë kanë treguar Juventusi e Valencia.
Ai këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në kampionatin italian. Alberto është pjesë e Lazios prej vitit 2016, si dhe ka një paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.