Mesfushori Luis Alberto përfundimisht do të largohet nga skuadra e Lazios gjatë këtij muaji. Ai tashmë është nxjerrë në shitje dhe klubi italian ia ka caktuar çmimin e lirimit. Për kartonin e spanjollit Lazio po kërkon 15 milionë euro, ka njoftuar “Calciomercato” të mërkurën.
Alberto nuk bën pjesë në planet e klubit për shkak të raporteve të këqija me trajnerin Maurizio Sarri dhe për këtë arsye do të largohet nga ekipi.
Interesim për shërbimet e tij tashmë kanë shprehur ekipet nga La Liga, por nuk përjashtohet mundësia që Alberto të mbetet në Serie A, pasi po monitorohet edhe nga Juventusi. 30-vjeçari ka katër gola e tri asistime këtë edicion, ndërsa ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm