Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio nxjerr në shitje Alberton

Mesfushori i Lazios, Luis Alberto, përfundimisht do të largohet nga ekipi italian vitin e ardhshëm. “Calciomercato” raporton të enjten se Lazio ka vendosur ta nxjerrë në shitje Alberton në afatin kalimtar të janarit. Për kartonin e tij, Lazio po kërkon rreth 40 milionë euro.

Te Lazio nuk llogaritin në spanjollin, i cili nuk ka raporte të mira me trajnerin Maurizio Sarri.

30-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka asistuar një herë në 12 ndeshje këtë sezon për Lazion, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.