Mesfushori ofensiv Luis Alberto është i vendosur për t’u larguar nga Lazio këtë afat kalimtar. “Calciomercato” ka bërë të ditur të mërkurën se Alberto ka disa ditë që nuk po stërvitet me ekipin italian.
Ai po kërkon të largohet nga Lazio dhe për këtë tashmë ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit. Alberto ka raporte të këqija me trajnerin Maurizio Sarri, që edhe është arsyeja kryesore e largimit të tij.
29-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025 dhe ekipi italian për ta lënë të lirë po kërkon rreth 40 milionë euro.
Sezonin e shkuar, Alberto shënoi pesë gola dhe asistoi 12 herë në të gjitha garat për Lazion, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016. Interesim për Alberton tashmë ka shfaqur Sevilla.