Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alberto i pakënaqur te Lazio

Luis Alberto mund të largohet nga Lazio në fund të sezonit.

30-vjeçari nuk është i kënaqur me hapësirën që ka pasur këtë sezon në Serie A, shkruajnë mediat në Itali të enjten.

Alberto ka qenë në vetëm tri ndeshje titullar, kurse në shtatë të tjera ka hyrë si zëvendësues.

Dëshira e lojtarit është që të ketë hapësirë më të madhe në kampionat.

Në Ligën e Evropës ka startuar në katër ndeshje.

Sevilla është skuadra që ka shfaqur interesimin më të madh për Alberton.