Mesfushori Luis Alberto është i vendosur të largohet nga skuadra e Lazios në fund të këtij sezoni. “Tuttomercatoweb” ka shkruar se spanjolli ka njoftuar drejtuesit e klubit me vendimin e tij dhe po pret të shitet gjatë verës.
Alberto nuk ka raporte të mira me trajnerin Maurizio Sarri, ndërsa në klub për ta lënë të lirë, po kërkojnë të paktën 40 milionë euro. 29-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, kurse është pjesë e klubit prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Liverpooli.
Këtë edicion, Alberto në 41 ndeshje në të gjitha garat, ka katër gola e nëntë asistime. Zyrtarisht, interesim për Alberton kanë treguar Juventusi dhe Napoli.
Artikuj të ngjashëm