Mesfushori spanjoll Luis Alberto do të largohet nga skuadra e Lazios.
“Tuttomercatoweb” ka shkruar të mërkurën se Alberto ka kërkuar largimin nga klubi gjatë janarit për shkak të raporteve të këqija me trajnerin Maurizio Sarri.
29-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025 dhe krerët e klubit janë të gatshëm ta lirojnë nëse marrin një ofertë prej 40 milionë eurosh për të.
Ai këtë edicion ka katër asistime e një gol të shënuar në 11 paraqitje për Lazion në të gjitha garat. Interesim për Alberton tashmë kanë treguar skuadrat nga Italia dhe Spanja. Alberto është pjesë e Lazios prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Liverpooli.