Mbrojtësi i krahut të majtë, Jordi Alba, do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, por jo edhe nga kampionati spanjoll. “Mundo Deportivo” ka raportuar të martën se Alba, sipas të gjitha gjasave, do t’i bashkohet Atletico Madridit.
Bëhet e ditur se palët kanë arritur marrëveshjen dhe Atletico po negocion me Barcelonën për lirimin e 33-vjeçarit.
Alba ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro. Ai është pjesë e Barcelonës prej vitit 2012, ndërsa së fundmi ka refuzuar ofertat nga ekipet italiane për ta vazhduar karrierën në Spanjë. Këtë edicion Alba ka regjistruar 22 ndeshje për Barçën, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 6 asistime.