Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alba do të largohet nga Barcelona

Mbrojtësi i krahut të majtë, Jordi Alba, do të largohet nga Barcelona. “Mundo Deportivo” ka shkruar të mërkurën se Alba është i vendosur të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit. Mësohet se Alba tashmë është në kontakte me disa skuadra, përfshirë edhe Atletico Madridin e Valencian.

33-vjeçari nuk është i kënaqur me minutazhën që e ka pasur këtë edicion te Barça, pasi e ka humbur vendin e titullarit. Ai deri më tani ka regjistruar katër paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.

Alba ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024, ndërsa ka tërhequr vëmendjen edhe te skuadrat nga Italia, si Juventusi e Interi.