Mbrojtësi i krahut të majtë, Jordi Alba, po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e Barcelonës, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të mërkurën. Bëhet e ditur se me të përfunduar sezoni aktual Barcelona do t’ia shkëpusë kontratën Albas, i cili do të mbetet lojtar i lirë.
Shkëputja e kontratës do të bëhet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi tashmë ka njoftuar futbollistin, të cilit kontrata i skadon vitin tjetër. 34-vjeçari është pjesë e Barcelonës prej vitit 2012, ndërsa këtë sezon ka 1 gol e 6 asistime në të gjitha garat.
Interesim për shërbimet e Albas tashmë kanë shfaqur skuadrat nga Italia, si Juventusi e Interi.