Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Nassri po synon edhe Kanten

Pas Cristiano Ronaldos, ekipi nga Arabia Saudite, Al-Nassr, po synon edhe një futbollist tjetër nga Evropa. Bëhet fjalë për mesfushorin e Chelseat, francezin N’Golo Kante ka njoftuar të hënën “FootMercato”.

Al-Nassr është gati të paguajë dëmshpërblim për Kanten, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsean dhe fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë. Po ashtu, klubi saudit ka bërë gati edhe një ofertë të majme për francezin, që duket i vendosur për t’u larguar nga Chelseat.

Kante këtë edicion ka pasur telashe me lëndime dhe nuk do të jetë në gjendje të kthehet në fushë deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Ai ka vetëm dy paraqitje për Chelsean deri më tani, ndërsa po kërkohet edhe nga Juventusi e Barcelona.

Artikuj të ngjashëm