Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante joshet nga Al-Nassr

N’Golo Kante mund të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga futbolli evropian për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. Mediumet britanike kanë raportuar të martën se francezi ka marrë një ofertë të majme nga Al-Nassr, ekip për të cilin luan edhe Cristiano Ronaldo.

Mësohet se Kantes i është ofruar kontratë dyvjeçare në vlerë mbi 100 milionë euro për ta joshur që të transferohet në Arabinë Saudite.

32-vjeçari ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij, pasi ka kontratë me Chelsean deri në fund të këtij muaji.

Në rast se vendos të largohet nga Chelsea, atëherë Kante do të transferohet tek Al-Nassr si lojtar i lirë. Po ashtu, interesim për mesfushorin defensiv ka shfaqur edhe ekipi tjetër saudit Al-Ittihad.