Cristiano Ronaldo nuk luajti, por portugezi iu gëzua në fund fitores së skuadrës së tij Al-Nassr, që të enjten mbrëma e turpëroi Inter Miamin e Lionel Messit, pas fitores 6:0.
Ndeshja ishte miqësore dhe u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite.
Ishte mundësi tjetër që dy yjet e futbollit të paraqiten sërish kundër njëri-tjetrit. Megjithatë, fituesit e shumtë të “Topave të Artë” nuk u ballafaquan.
Ronaldo ishte i lënduar, kurse Messi luajti vetëm në shtatë minutat e fundit të ndeshjes.
Otavio, Anderson Talisca me “hat-trick”, Aymeric Laporte dhe Mohammed Maran me një gol tjetër, kontribuuan në fitoren e thellë.
Edhe
Messi largohet nga fusha duke mbajtur këmbën
Supergoli i Laportes: