Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ia ka siguruar fitoren ekipit të tij, Al-Nassr në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Arabisë Saudite.
Al-Nassr, të premten triumfoi në udhëtim te skuadra Al-Tai, falë Ronaldos.
Sulmuesi portugez shënoi një gol dhe asistoi një tjetër, në triumfin 2:1.
Ai fillimisht, asistoi për brazilianin Talisca, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të.
Ndërkohë, Al-Nassr fitoren e siguroi me golin e Ronaldos, i cili ishte i saktë nga penalltia në minutën e 87-të.
Edhe
Ronaldo shkëlqen me dy gola në fitoren e Al-Nassrit
Për Ronaldon, ky ishte goli i 10 këtë edicion në 7 paraqitje në Superligë, ndërsa ka edhe 5 asistime.
Me këtë fitore, Al-Nassr është ngritur në kuotën e 18 pikë dhe zë vendin e tretë, me një pikë më pak se Al-Ittihadi që është lider.