Futboll

Ronaldo asiston, Al Nassr vazhdon me fitore

Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka luajtur për herë të parë për Al Nassrin në kategorinë e dytë të Championsit aziatik të mërkurën.

Dhe la gjurmë me asistim në fitoren 5:1 të skuadrës së tij ndaj Al Zawraas së Irakut.

Skuadra Al Nassr e Arabisë Saudite ka 18 pikë, me gjashtë fitore nga po aq ndeshje të luajtura dhe e ka siguruar plejofin nga Grupi D.

Ronaldo asistoi në golin për 4:0 për Joao Felixin në minutën e 44-t, ndërsa u zëvendësua pas pjesës së parë.