Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo fiton titullin, shënon dy gola në ndeshjen vendimtare

Ronaldo shënon sërish për Al-Nassrin

Cristiano Ronaldo e ka fituar trofeun e parë me skuadrën Al Nassr. 

Pasi e humbi javën e kaluar finalen e Ligës së Kampionëve aziatike të nivelit të dytë, Al Nassr dhe Ronaldo nuk gabuan të enjten mbrëma para shikuesve të vet. 

Al Nassr e mposhti Damacun në xhiron e fundit të kampionatit elitar të Arabisë Saudite me rezultatin 4:1, për titullin e 11-të në histori. 

Ronaldo realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 63-të për 3:1, dhe e vendosi rezultatin përfundimtar me golin e minutës së 81-të për 4:1. 

Superylli portugez tani i ka 973 gola në karrierë. 

Edhe Ronaldo arrin shifrën e 978 golave në karrierë Futboll Ronaldo arrin shifrën e 978 golave në karrierë

Dy golat tjerë në finale i shënuan Sadio Mane dhe Kingsley Coman. Për mysafirët realizoi Morlaye Sylla. 

Al Nassr iu gëzua titullit të parë që prej edicionit 2018/19. 

Al Nassr e përfundon sezonin me 86 pikë, dy më shumë se Al Hilali që fitoi në udhëtim te Al Fayha.


Tjetër gol nga Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka shënuar tjetër gol për Al Nassrin ndaj Damacut, nëntë minuta para fundit. 

Për Ronaldon është goli i 973-të në karrierë.

Edhe 977 gola për Ronaldon Futboll 977 gola për Ronaldon

 


Ronaldo afër titullit, shënon supergol

Cristiano Ronaldo ka shënuar supergol në ndeshjen që Al Nassr është duke e fituar ndaj Damacut, 3:1. 

Është ndeshja e fundit e kampionatit elitar në Arabinë Saudite. 

Me këtë rezultat, Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo e fitojnë titullin e kampionit.  Për Ronaldon ishte goli i 972-të në karrierë.

Edhe Ronaldos i largohet trajneri pas fitimit të titullit Futboll Ronaldos i largohet trajneri pas fitimit të titullit