Një ditë pasi e fitoi titullin e kampionit në Arabinë Saudite, Jorge Jesus ka njoftuar se do të largohet nga skuadra e Al-Nassrit.
Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, të enjten mbrëma me Al-Nassrin u shpallën kampion në elitën e futbollit arab.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjen vendimtare për titull, Ronaldo shënoi dy gola.
“Kjo ishte ndeshja e fundit për mua në Al-Nassr. Kur e pranova këtë sfidë, kur Cristiano Ronaldo dhe Semedo më telefonuan, e dija se do të ishte sfida më e vështirë e karrierës sime. Por siç i thashë Cristianos, do të ndihmoj të bëhesh kampion dhe pastaj do të ndjek rrugën time”, u shpreh portugezi Jesus.
71-vjeçari u emërua trajner i Al-Nassrit më 14 korrik të vitit të kaluar.
Në Arabinë Saudite, Jesus, ka qenë trajner edhe i Al-Hilalit.
Trajneri me përvojë ka deklaruar gjithashtu se është kontaktuar nga dy klube të mëdha në Turqi.
“Kam fituar titullin e kampionit në Portugali, Brazil dhe në Arabinë Saudite. I vetmi vend ku dështova ishte Turqia me Fenerbahçen. Ndoshta kam punë të papërfunduar atje. Në Turqi ka tre klube të mëdha: Fenerbahçe, Galatasaray dhe Beshiktaşh. Nga këto të tria, dy më kontaktuan”.