Lionel Messi shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër para se ta lëshonte fushën i lënduar, në fitoren që Inter Miami e arriti ndaj Nashvillet 3:1.
Ishte ndeshja kthyese e një të teës së finales së Kupës së Kampionëve të zonës “CONCACAF”.
Messi asistoi bukur për Suarezin në minutën e tetë, ndërsa realizoi vetë ndaj skuadrës tjetër amerikane në minutën e 23-të.
U zëvendësua në minutën e 50-të nga Robert Taylor, që shënoi për 3:0 në minutën e 63-të.
Inter Miami kaloi tutje me rezultatin e përgjithshëm, 5:3.
Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” pritet të mungojë në ligën MLS kundër DC United.
Artikuj të ngjashëm