Sport

Al-Hilali në finale të Botërorit për klube

Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Hilali, është kualifikuar në finale të Kupës së Botës për klube të FIFA-s. Al-Hilali mposhti të martën mbrëma skuadrën braziliane Flamengo në gjysmëfinale me rezultatin 3:2.

Dy golat e parë, Al-Hilali i shënoi në pjesën e parë, në minutën e katërt nëpërmjet dhe në minutën e nëntë shtesë të pjesës së parë. Të dy golat nga penalltia i realizoi Salem Al Dawsarit. Golin e tretë e shënoi në minutën e 70-të, Luciano Vietto.

Flamengo shënoi dy golat me Pedron. Fillimisht në minutë ne e 20-të dhe 91-të. Nga fundi i pjesës së parë luajti me një lojtar më pak në fushë për shkak të kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Gerson.

Të mërkurën nga ora 20:00 përballen Al Ahly dhe Real Madridi.