Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Tjetër barazim në Kupën e Botës

.

Barazimi i shtatë në Kupën e Botës është regjistruar në orët e para të së martës.

Janë Arabia Saudite dhe Uruguai që luajtën 1:1 në stadiumin e Miamit. Ndeshja i takoi Grupit H.

Arabia Saudite e përfundoi pjesën e parë në epërsi.

Abdulelah Al-Amri shënoi nga afërsia në minutën e 41-të, pasi portieri i Uruguait, Fernando Muslera nuk ia doli të kontrolloi topin pas një goditje të fortë me kokë.

Në pjesën e dytë lojtarët e Uruguait e kanë kërkuar vazhdimisht golin. Dhe realizuan në minutën e 80-të nëpërmjet Maximiliano Araujos.

Edhe Argjentina në kërkim të golit të barazimit Botërori 2026 Argjentina në kërkim të golit të barazimit

Uruguai ka dominuar në fushë dhe në elemente të lojës. Por pa mundur të sigurojë fitore.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Spanja barazoi pa gola me Kepin e Gjelbër.