Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali në finale të Botërorit për klube

Real Madridi ka kaluar në finale të Kupës së Botës për klube pas triumfit të mërkurën në Rabat. Reali mposhti skuadrën Al Ahly të Egjiptit me rezultatin, 4:1. Madrilenët krijuan epërsi prej një goli në minutën e 42-të të ndeshjes nëpërmjet Vinicius Juniorit.

Një minutë pas pushimit, Federico Valverde realizoi tjetër gol për 2:0. 42-herë kampioni i elitës së futbollit të Egjiptit, Al Ahly, ngushtoi epërsinë në minutën e 65-të nëpërmjet Ali Maaloul që shënoi nga penalltia. Luka Modriq humbi mundësinë të shënonte nga penalltia në minutën e 87-të, por ishte Rodrygo ai i cili në minutën e dytë të shtesës, shënoi për 3:1. Rezultati final i ndeshjes 4:1, u vendos në minutën e tetë të kohës shtesë.

Shënues ishte sulmuesi 21-vjeçar, Sergio Arribas. Në finalen e së shtunës, madrilenët do të ballafaqohen me skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Hilal. Al Ahly dhe Flamengo po të shtunën luajnë për vendin e tretë në Botërorin e klubeve.

Artikuj të ngjashëm