Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Flamengo, i treti në Botërorin e ekipeve

Fituesi i “Copa Libertadores”, Flamengo, e ka rikthyer rezultatin dhe në fund ka triumfuar ndaj skuadrës së Egjiptit, Al Ahly.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në Tangier të Marokut u mbyll 4:2 në të mirë të skuadrës braziliane që ka përfunduar në vendin e tretë në Botërorin e klubeve.

Gabriel Barbosa shënoi dy herë nga penalltia për ekipin brazilian, ndërsa sulmuesi tjetër i skuadrës, Pedro, po ashtu realizoi dy gola.

Ahmed Abdelkader realizoi dy golat e skuadrës Al Ahly dhe i dha avantazhin ekipit të tij, por mbrojtësi Ali Maaloul humbi penalltinë, ndërsa Khaled Abdelfattah në minutën e 69-të u ndëshkua me karton të kuq.