Sport

Ajeti afër huazimit te Celticu

Sulmuesi i West Hamit, Albian Ajeti, është afër arritjes së marrëveshjes me Celticun në formë huazimi.

Trajneri i Celticut, Neil Lennon, ka zhvilluar bisedimet me menaxherin e lojtarit të enjten në mbrëmje, shkruan “Sky Sports”.

Lëvizja e tij ka qenë në dyshim pasi 23-vjeçari ka kërkuar më shumë kohë për t’i shikuar gjitha opsionet që i ka, derisa është në pushime në Sardenja.

Megjithatë, “Sky Sports News” mëson se intervenimi nga Lennoni e ka bindur Ajetin që ta zgjedhë Celticun, ani pse ekipe të Premier Leagues dhe të tjera nga Evropa kanë qenë të interesuara për shërbimet e reprezentuesit të Zvicrës.

Nëse ka përparime në bisedime, marrëveshja mund të kompletohet në fillim të javës së ardhshme, ndërsa besohet se e ka opsionin e blerjes në përfundim të huazimit, për çmimin e rreth pesë milionë funteve.