Sergio Aguero ka thënë se asnjëherë nuk i ka pëlqyer krahasimi i Lionel Messit me Diego Maradonën.
Ish-sulmuesi i Manchester Cityt ka komentuar për krahasimet e vazhdueshme të dy ikonave argjentinase. Ai ka thënë se të dy duhet të vlerësohen për periudhat e caktuara e jo që vazhdimisht të vihen përballë njëri-tjetrit.
“Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer këto krahasime. Dhe nuk ka të bëjë me atë se kush është më simbolik. Secili prej tyre zë vend të rëndësishëm në zemrat e argjentinasve. Unë më shumë dua të mendoj se sa me fat jemi ne argjentinasit që kemi Diegon dhe Leon, secilin në kohën e tij, lojtarët më të mirë në histori”, ka thënë Aguero për “stake.com”.
Ish-sulmuesi i njohur është mik i mirë i Messit. Më herët Aguero ishte i martuar me vajzën e Maradonës, Gianninan.