Mbrojtësi i krahut i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, e ka cilësuar Lionel Messin kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur në karrierë.
“Duhet të jetë Messi për mua, lojtari më i mirë që kam luajtur. Për mua është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë. Mendoj se në shumë aspekte të lojës ai është ndoshta më i miri në çdo moment. Ai pothuajse mund të bëjë atë që dëshiron në një fushë futbolli. Kështu që po, për këtë arsye ai është më i miri”, u shpreh anglezi të martën për “The Mirror”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlexander-Arnold është pyetur edhe për krahasimin e Messit me Maradonën.
“Unë kurrë nuk e kam parë Maradonën duke luajtur, kështu që nuk e imagjinoj dikë më mirë se ajo që kam qenë në gjendje të shoh. Nuk e kuptoj, nuk ka asnjë mënyrë që dikush të jetë më i mire se Messi”, deklaroi 25-vjeçari.