Lionel Messi ia dedikoi fitoren e Argjentinës në gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Anglisë legjendës Diego Maradona.
Kampionia në fuqi, Argjentina, mposhti Anglinë 2:1 të mërkurën në Atlanta dhe do të ballafaqohet me Spanjën të dielën në finale.
I krahasuar vazhdimisht me ikonën e Argjentinës, Maradonën, Messi 39-vjeçar i cili asistoi në dy golat e fitores, tha pas ndeshjes se nuk ka dashur asnjëherë ta krahasoj veten me Maradonën
“Diego ishte vërtet i shkëlqyer. Nuk kam dashur kurrë ta krahasoj veten me të. Sa më përket mua, ai është më i madhi nga të gjithë. Ne ndamë disa momente të mrekullueshme në vitin 2010 në Kupën e Botës. Ai pati një periudhë të shkëlqyer, folëm për kundërshtarët dhe ndeshjet në atë turne. Sot, kudo që të jetë, ai do të jetë i lumtur, duke shijuar të gjithë këtë sukses, duke pasur parasysh sa shumë ka qenë ekipi përfaqësues për të dhe trashëgiminë që la pas. Është një dhuratë për të”, ka thënë Messi.
Maradona, i cili ndërroi jetë në vitin 2020, shënoi golin e tij të parë kundër Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986, duke përdorur dorën, një gol i quajtur “Dora e Zotit”.
Edhe
FIFA zgjedh lojtarin e ndeshjes, a ishte me meritë?
Legjenda më pas shënoi golin e dytë që u shpall “Goli i Shekullit”.
Argjentina e fitoi atë ndeshje 2:1 dhe më pas fitoi Kupën e Botës për herë të dytë.
Messi pranoi se ndeshja e së mërkurës kishte rëndësi të veçantë për të dhe popullin argjentinas për shkak të rivalitetet që ekziston midis dy shteteve.
“Edhe pse ishte vetëm një ndeshje, përjetuam diçka të veçantë. E kemi ndier që nga himni. Tifozët e donin këtë fitore më shumë se çdo tjetër, për shkak të asaj që do të thotë të përballesh me Anglinë në një gjysmëfinale dhe të arrish një tjetër finale të Kupës së Botës”, është shprehur Messi. “E di sa të lumtur janë njerëzit në Argjentinë. Nëna ime dhe familja ime më fërguan fotografi të njerëzve që festonin. Jam shumë krenar dhe i lumtur që mund t’i jap popullit argjentinas këtë gëzim të veçantë. Asnjë argjentinas nuk donte ta humbte këtë ndeshje. Ishte e pabesueshme se si u zhvillua e gjithë kjo Kupë Bote”, thotë superylli argjentinas.
Edhe
Rivaliteti, lufta dhe Maradona - pse ndeshja Angli - Argjentinë shkon përtej futbollit?
Messi, ka qenë i jashtëzakonshëm deri më tani në këtë turne.
Sulmuesi i Inter Miamit është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupat e Botës me 21 gola. Ai është po ashtu asistuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Kupës së Botës me 13 asistime.