Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Veron nuk e ndan Messin nga Maradona

Ish-kapiteni i Argjentinës, Juan Sebastian Veron ka thënë se Lionel Messi është në të njëjtin nivel me të madhin Diego Armando Maradona. Veron ka thënë se suksesi i Messit në Kupën e Botës nuk do ta lë në hije historinë e Maradonës.

Veron shtoi se Messi është më i mirë se Cristiano Ronado.

“Të dy, Messi dhe Maradona e shfrytëzuan shumë mirë kohën e tyre dhe sot mendoj se janë në të njëjtin nivel, sepse të dy fituan Kupën e Botës. Por, askush nuk do ta errësonte historinë e Maradonës me popullin argjentinas në krahasim me Messin sot”, ka thënë Veron.

Veron luajti për Argjentinën në Botërorin e vitit 1998, 2002 dhe 2010. E arritura e tij më e madhe është arritja në çerekfinale kundër Gjermanisë në Afrikë të Jugut.

Artikuj të ngjashëm